Celebrities Gossip

Vendimi i radhës i Princ Harry ka nervozuar gjyshen e tij Mbretëreshën Elizabeth!

Princi Philip do të ishte ekstremisht i  nervozuar me nipin e tij, Princin Harry, pasi ai ka vendosur të mos jetë prezent në përkujtimoren ndaj tij, sipas një eksperteje mbretërore. Duka i Sussex-it dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të mos shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar për eventin të martën, pavarësisht faktit se anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe mbretërorë nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm për të nderuar Dukën e Ediburgut.

Harry kishte planifikuar të ishte prezent, por ndryshoi mendje pasi ai nuk ka më siguri në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nuk ka mbrojtjen e nevojshme si një anëtar i familjes mbretërore. Ingrid Seward, një eksperte dhe autore mbretërore, mendon se Mbretëresha Elizabeth, e cila do të jetë prezente pavarësisht problemeve të ndryshme shëndetësore, e di që burri i saj do të ishte shumë i inatosur nga vendimi i nipit Princit Harry. Teksa foli për mediat e huaja, ajo u shpreh si më poshtë.

Edhe dikush aq modest sa Mbretëresha mund të kishte pritur një fat më të mirë gjatë kulmit të mbretërimit të saj 70-vjeçar. Në vend të kësaj, ajo nuk ka pasur gjë tjetër veç telashe. Fiziku i saj dikur i fortë është padyshim i brishtë pasi e lëndoi kurrizin në tetor të vitit 2021.

Këtë vit asaj i është dashur të anulojë të gjitha paraqitjet e saj publike duke përfshirë shërbimin e Ditës së Komonuelthit në Westminster Abbey për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo është e vendosur të jetë në përkujtimoren e burrit të saj të ndjerë të martën, sado e vështirë të jetë për të që të arrijë atje. Ajo e di që ai do ta priste po aq sa ajo e di se ai do të ishte i zemëruar dhe i zhgënjyer që Princi Harry ka zgjedhur të mos shkojë.