Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm ne mendojmë se Ronela Hajati shfaqet shumë e dashuruar në postimin më të fundit?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes na u duk si një postim shumë romantik. Teksa ka ripostuar një pjesë nga një prej filmave më të pëlqyer romantikë ‘Titanic’, krahas Ronela ka shkruar:

Ti hidhesh, unë hidhem! E mban mend?

Nuk mund të themi nëse është thjesht një postim lidhur me filmin, por nëse është dedikim, mund të themi se Ronela qenka shumë e dashuruar dhe urojmë të na e zbulojë sa më parë kush ‘i ka vjedhur’ zemrën.

Një deklaratë paksa ‘thumbuese’ ka ardhur nga Ronela për disa nga kolegët e saj, të cilëve ka zgjedhur t’i drejtojë disa fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe pse ende nuk e dimë se cilëve në veçanti.

Artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo na ka zbuluar pak nga videoklipi i këngës dhe datën e publikimit.