Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm një muaj nga publikimi, kënga e Majk dhe Gjikos ka kapur 15 milion klikime!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur kanë lansuar surprizën e tyre. Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk.

‘Kce kce’ quhet projekti i tyre që ka vetëm 1 muaj nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 15 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata.

Pas suksesit me këngën e tij të fundit, i cili është një bashkëpunimin me mikun dhe reperin e njohur Getto Geasy, që titullohet “Mari”. E duket se reperi nuk ka të ndalur, pasi së fundmi Majk me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar, se së shpejti do të ketë gati këngën e re, e cila do të jetë një bashkëpunim me këngëtarin Anxhelo Koçi. Të dy artistët kanë postuar një foto në ‘Instagram’ nga një pjesë nga videoklipi dhe kanë treguar se kënga do të titullohet “Ma Cherie” dhe do të publikohet nesër në orën 19:00.