Celebrities Gossip Showbiz

Video-n më emocionuese që mund të shihnim sot na ‘e dhuroi’ Xhensila Myrtezaj!

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Bukuroshja ndryshe nga më para ku përpiqej të mos e ekspozonte të bijën dhe jetën e saj private ka nisur të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj dhe kohën që kalojnë së bashku. E ditën e sotme artistja ka ndarë me ne video-n më emocionuese në ditëlindjen e vogëlushes së saj, duke na treguar momentin ku Xhensila e ka parë e përlotur për herë të parë dhe padyshim kjo ishte video më prekëse që mund të shihnim sot.

Ora 11:50 \12 Korrik \2018 . Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e Parajsës që solle tek unë e ngrohtësinë tek faqja, që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore.   

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Artistja e kësaj jave është pikërisht këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj të cilën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur këtë të shtunë.