Botë e Çuditshme Gossip Showbiz

Virale gjithandej, edhe Cardi B tanimë ka sozinë e saj!

Reperes së njohur, Cardi B i është gjendur sozia e saj dhe ne jemi thjesht pa fjalë. Nuk e dimë si do e gjykoni ju kur të shikoni fotot dhe video-n, ama për në kanë një ngjashmëri në limitet e të frikshmes. Vajza nga Nju-Jorku me emrin Ashley është bërë virale, pasi një parukiere me emrin Claudelande, postoi një video të saj duke mbajtur një paruke të frymëzuar nga flokët e Cardi-t, ndërsa kënga “Up” e reperes dëgjohej në sfond.

Në videon në TikTok një fans u shpreh se:

Unë kurrë nuk kam parë dikë që të ngjajë kaq shumë me dikë tjetër dhe të mos këtë asnjë lidhje me të.

Pavarësisht nga ngjashmëria e madhe, vetë Ashley nuk duket se mendon se ngjason me reperen.

Kudo që shkoj, dëgjoj: ‘Ajo duket si Cardi B’. Ata e thonë nën zë, por unë e dëgjoj. Unë në fakt përpiqem ta shikoj ngjashmërinë sa herë që dikush ma thotë, por nuk e shoh.

Ndërkaq, Cardi B ende nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë por mendojmë që do e bëjë pasi reperja shquhet për natyrën e asaj aspak me komplekse i të thënit të gjërave. Pak po e sigurt, ne tanimë jemi të sigurt që Cardi është shumë e fiksuar pas diamantëve dhe shkëlqimit të tyre dhe nëse ende nuk e keni marrë vesh ajo e ka dëmshuar edhe njëherë fiksimin e saj të çmendur për to. 

I gjithë look-u i saj i fundit arrinte shumën e rreth 2.5 milion dollarëve në total. Përveç unazës së saj të fejesës prej 8 karatësh nga Offset me vlerë rreth 500,000 dollarë, reperja 28-vjeçare e hitit “WAP” mbante edhe unazën të dhuruar po nga burri i saj, në formë zemre, 20 karat me një vlerë prej mbi 1 milion dollarë. Rikujtojmë gjithashtu se 28-vjeçarja edhe për ditëlindjen e vajzës së saj nuk u kursye aspak, por i bëri Kulture-s një super dhuratë.