Bota Botë e Çuditshme

‘Vizitori’ i paftuar shfaqet në avion, linja ajrore anulon fluturimin për 3 ditë!

Linja ajrore kombëtare e Sri Lankës njoftoi se një avion nuk u lejua të fluturonte për tre ditë pasi një mi u shfaq në bord gjatë një fluturimi. Zyrtarët e SriLankan Airlines thanë se brejtësi u pa në bordin e Airbus A330 gjatë një fluturimi nga Lahore, Pakistan për në Aeroportin Ndërkombëtar Bandaranaike në Colombo.

Avioni u ndal për tre ditë në Colombo, teksa e spërkatën me helm dhe teknikët u kontrolluan për t’u siguruar që miu nuk kishte dëmtuar asnjë pajisje duke përtypur telat. Zyrtarët thanë se avioni është kthyer në operim, por vonesat vazhdojnë për shkak të tre ditëve që ai ishte jashtë shërbimit.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se një linjë ajrore po planifikon të ofrojë kufjet Apple Vision Pro për disa pasagjerë si pjesë e ofertave të saj argëtuese gjatë fluturimit. Linja ajrore maldiviane Beond, e cila përfshin sedilje të palosshme që i lejojnë pasagjerët të flenë rehat gjatë udhëtimit, së shpejti do t’i pajisë pasagjerët edhe me pajisjet Apple, Vision Pro.