Aktualitet

Vodhën 10 mijë euro në vendin e punës, dy në pranga!

Grabitën 10 mijë euro në subjektin ku punonin, dy në pranga në Tiranë. Policia njofton se dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celularë. Dy shtetasit e moshave 34 dhe 49-vjeç, me banim në kryeqytet u prangosën në kuadër të operacionit policor të koduar “All in”.

Njoftimi zyrtar:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “All in”.

Vodhën shumën 10 000 euro, në subjektin ku ishin të punësuar, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka rezultuar se dy të arrestuarit, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “All in”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasve G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.