Showbiz

Wendy Williams sulmon Kanye West: “Ti nuk duhet të ishe bërë baba”

Sjellja e çuditshme e javëve të fundit të reperit të famshëm Kanye West nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga moderatorja Wendy Williams, ‘live’ në emisionin e saj.

Ajo ka shprehur hapur opinionin e saj se reperi po sillet kaq çuditshëm saqë familja e tij nuk duhet t’ja besojë fëmijët. Wendy shtoi se nëse do të ishte në vendin e Kim do t’i lejojnte fëmijët e saj qëndronin në të njejtën makinë me Kanye West, dhe për asnjë moment nuk do t’i linte vetëm.

Me shumë ironi Williams tha ‘live’ se një mbështetës kaq i flaktë i Donald Trump nuk duhet të ishte bërë kurrë baba. 53-vjeçarja gjithashtu u tall edhe me postimet e tij në Twitter si edhe me faktin që Kanye West ka shtuar në peshë.