Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

West Side Family do të sjellë bashkëpunim me Stinen dhe Kastro Zizon?!

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate. Çfarë tha ai për projektin më të fundit të grupit, dhe çfarë pritet të publikojë më tej West Side Family?!

Ndërkohë, e bujshme ka qenë edhe fotoja e publikuar pak javë më parë, ku shfaqet Miri, Landi, Stine dhe Kastro Zizo. A do të ketë një bashkëpunim mes tyre?! Ja si shprehet Landi, ekskluzivisht në TAR.

Jemi të të njejtit brez, ajo koha është e rrallë. Kemi qenë në festë, por nuk do ishte keq nëse do bëhej diçka, ky ishte sebepi i postimit. E kemi menduar, por nuk ka diçka konkrete. Nuk do ishte keq…

Bahskëpunimi me West Side Family, ne kemi menduar shqiptarë dhe kosovarë, por nuk është aq e thjeshtë. Kemi pasur merakun të jetë një produkt i mirë, jo thjesht të bëjmë një bahskëpunim, për disa koncerte në Kosovë. Nuk kemi funksionuar me idenë e biznesit, por edhe me biznes. Nuk ka më tekste me penën e Dr. Florit. Këtë kemi dashur ne të bëjmë, por është e vështirë. Për bashkëpunimet duhet të vijë momenti i duhur.