Showbiz

Ylli i “GOT” Jason Momoa tregon si mbeti trokë pas xhirimit të serialit

Atë e keni njohur si Khal Drogo lideri i tribusë “Dothraki” në sezonin e parë të serialit të famshëm “Game of Thrones” që theu rekorde shikueshmërie. Jason Momoa së fundmi ka dhënë një intervistë për “InStyle” ku ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së tij të cilat as që mund t’i mendonim se mund t’i ndodhnin një ylli kinematografie si ai.

41-vjeçari tha se pasi personazhi i tij u vra në fund sezonit të parë të “Game of Thrones”, ai mbeti pa punë për 2 vite duke mos patur asnjë kacidhe mënjanë për të mbajtur familjen e tij. Për aktorin e famshëm ishte shumë e vështirë të gjente punë kjo pasi në momentin kur personazhi i tij u vra, “Game of Thrones” ende nuk kishte marrë bujë pasi Emilia Clarke dhe Kit Harington nuk ishin bërë ende pjesë e tij.

Personazhi i tij Khal Drogo ishte pjesë e serialit për 10 episode para se merrte famë dhe të thyente rekorde nëpër botë. Pavarësisht vështirësive ekonomike për disa vite pas “GOT”, marrëdhënia me partneren Lisa Bonet shkonte për mrekulli. Kujtojmë se kjo e fundit ka qenë gruaja e Lenny Kravitz deri në vitin 1993 para se të njihej me Jason Momoa. Dyshja kanë qenë të lidhur për 10 vite para se ta kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.