Auto & Moto

Zbulohet data se kur BMW M3 Touring do të debutojë në Angli!

BMW do ta festojë përvjetorin e 50-të të modelit BMW M në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwoon këtë muaj. Si pikë kryesore e festivalit, BMW M3 Touring do të marrë pjesë në ngjarjen e ngjitjes së kodrës në divizionin e njohur të auto sportit, për të treguar se makinat sportive mund të jenë edhe praktike. BMW M3 Touring do të ngjitet në kodrat e famshme të Goodwood së bashku me makinë e sapo prezantuar BMW M4 CSL.

Përveç M3 Touring dhe M4 CSL, BMW gjatë ngjarjes katër ditore do të prezantojnë gjithashtu edhe makina të tjera, duke përfshirë këtu BMW iX1 bashkë me i7, i4 dhe iX M60. Ngjitja e kodrës nga BMW M3 Touring do të ndodhë më 23 qershor. Njoftimi u bë me një video të shkurtër të modelit të makinë, ku tregohet vetëm një pjesë e grafikës së dritave të pasme të M3.

‘Motor1’ shkruan se e kanë parë testimin e M3 Touring në disa raste. BMW M3 Touring do të vije në modelin pesë dyersh, duke përfshirë këtu edhe disa veçori të tjera. Rikujtojmë se së fundmi, Mercedes-Benz u ka bërë thirrje 1 milion klientëve të vet, në të gjithë botën, që të rikthejnë makinat, për shkak të një problemi të mundshëm me sistemin e frenave. Përgjatë fundjavës, kompania gjermane tha se do të kontaktojë me të gjithë pronarët e makinave, frenat e të cilave mund të jenë të konsumuara.