Bota

Zbulohet identiteti i udhëheqësit të talibanëve të Afganistanit/ Për arrestimin e Ministrit të Brendshëm FBI ofroi 5 mln euro!

Talibanët afganë emëruan një klerik të linjës së ashpër sunite si udhëheqës suprem të Afganistanit. Mawlawi Haibatullah Akhundzada, 55 vjeç, është edhe udhëheqës i grupit radikal fundamentalist.

Ai e siguroi këtë pozitë në maj të vitit 2016, disa ditë pasi udhëheqësi i dytë i talibanëve, Mullah Akhtar Mohammad Mansur, u vra në një sulm të SHBA-së me dron, në jugperëndim të Pakistanit.

FBI ofroi 5 mln euro për arrestimin e Ministrit të Brendshëm  të Afganistanit.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i Brendshëm i qeverisë talebane në Afganistan, është terroristi më i kërkuar i SHBA.

Haqqani është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën e gjatë të vendit.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe FBI aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milionë dollarësh (3.6 milion £) për informacione që çojnë drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqanit.

Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i rrjetit, i cili aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit. Disa thonë se është edhe më me ndikim sesa grupi i Shtetit Islamik në Afganistan.

Grupi, i përcaktuar nga SHBA si një organizatë terroriste, mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan. Haqqani besohet të jetë rreth 45 vjeç.