Botë e Çuditshme

Zbulohet qelibari me vlerë gjysmë milioni euro në trupin e një balene të ngordhur!

Kreu i Institutit të Shëndetit të Kafshëve në Universitetin Spanjoll të Las Palmas, Antonio Fernandes Rodríguez, gjeti së fundmi një qelibar me vlerë rreth gjysmë milioni euro në trupin e një balene të bllokuar në plazhin e Las Palmas. Rodriguez tha se gjatë ekzaminimit të trupit të gjitarit, ai pa diçka të mbërthyer fort në zorrën e trashë.

Ajo që nxora ishte një copëz me diametër rreth 50 deri në 60 centimetra dhe me peshë 9.5 kilogramë.

Në fillim të shekullit të 19-të, shkencëtarët zbuluan se balenat, të cilat hanë sasi të mëdha kallamarësh dhe sepje arrijnë të sintetizojnë sasi të caktuara të mbetjeve të këtyre kafshëve, gjë që çon në krijimin e qelibarit, i cili ndonjëherë del në det, ndërsa më së shpeshti ngec në zorrën e balenës, e cila çahet dhe balena ngordh.

Qelibari është një substancë e rrallë, e njohur edhe si “grali i shenjtë” për prodhuesit e parfumeve për shkak të aromës së këndshme. Universiteti i Las Palmas tani po kërkon një blerës për copën e qelibarit dhe Fernardes tha se ata shpresojnë se fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar viktimat e shpërthimit vullkanik të ishullit të vitit 2021, i cili shkaktoi 800 milionë euro dëme. SHBA, Australia dhe India kanë ndaluar tregtinë e qelibarit si pjesë e ndalimit të gjuetisë dhe shfrytëzimit të balenave.