Showbiz

Zbulohet unaza, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë fejuar

Prej javësh tashmë përflitej se personazhet e famshëm që gjithmonë kanë këmbëngulur se janë shokë, janë fejuar.

Dyshimet nisën kur babai i modeles së famshme Hailey Baldwin shkroi një status në rrjetin social Twitter ku konfirmonte këtë lajm të shumë përfolur. Edhe pse statusi i tij u fshi pak pasi u postua, fansat e dyshes nisën kërkimet për të zbuluar të vërtetën.

Ditën e kaluar është postuar në rrjetet sociale një foto e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duke kaluar disa ditë në privatësinë e tyre ndërkohë që bukuroshja është parë me një unazë diamanti në gishtin e fejesës.

Tashmë nuk ka më dyshime ata janë fejuar ndërsa unaza e diamantit po komentohet pafund në median rozë si edhe në rrjetet sociale.