Bota

Zelandë e Re/Jacinda Ardern siguron mandatin e dytë, në fokus luftimi i pabarazisë sociale

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern siguroi mandatin e dytë rradhazi në zgjedhjet politike, me premtimin se në fokus do të ketë luftimin e pabarazisë sociale.

Fitoren e Ardern-it e pranoi edhe liderja e opozitës, Judith Collins,  e cila e përgëzoi për arritjen: “Përshëndetje kryeministres, Jacinda Ardern, të cilën e kam telefonuar, sepse këto janë, besoj, rezultate të jashtëzakonshme për Partinë Laburiste”, tha liderja e opozitës Collins.

Partia e Punëtorëve e drejtuar nga kryeministrja liberale siguroi dyfishin e mbështetjes  ndaj kundërshtares. Rezultatet tejet pozitive në luftën me koronavirusin i dhanë përkrahje të gjerë.

Në një komunikim për shtyp, ajo tha se ishte shumë e kënaqur me rezultatet dhe duke nisur nga nesër puna do të fillojë normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë.