Ndryshe Sex

Zhaklin Lekatari pjesë e “Big Brother VIP”?! Aktivistja zbulon nëse do të bënte seks brenda shtëpisë…

E marta në TAR vjen gjithmonë “Ndryshe”! Në shoqërinë e Salsanos dhe Adit e marta juaj mbushet me tema plot humor dhe të ftuar specialë. Këtë episod të “Ndryshe” e ftuar në studio ishte Zhaklinë Lekatari. Ashtu siç mund të diskutohet vetëm me Zhakun, temat ishin shumë intensive dhe në lidhje me marrëdhëniet intime.

Nuk kishte si të mos diskutohej dhe politika në studio, ku Zhaklina u pyet se cila është lidhja mes politikës dhe seksit dhe a i pëlqen ideja e të qenurit politikane? Aktivistja, gjithashtu foli dhe për situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Sigurisht, seksin me politikën i lidh pushteti. Nëse bën karrierë politike je aseksual, pasi të eksiton më shumë pushteti se penisi dhe vagina. Më pëlqen politika, kam mbaruar për diplomaci edhe pse nuk flas si diplomate. PD-ja është shkatërruar me kohë, Salianjit i duhej dhënë më shumë rëndësi. 

Por, kush është politikani më seksi për Zhaklinën? Edhe pse me pak vështirësi, ajo e zbuloi një emër që nuk e prisnim aspak…

Është Ervin Salianji. Më pëlqen mënyra si argumenton. 

Lekatari njihet për komunikimin e saj të afërt me publikun në çështje që kanë lidhje me marrëdhënien intime, pasi shumë kërkojnë këshilla nga ajo. Lidhur me këtë temë, ajo është shprehur se “shqiptarët kanë uri seksuale”. Zhaku, gjithashtu tregoi dhe pyetjen më të çuditshme që i është bërë ndonjëherë.

Në të ardhmen do më pëlqente të bëja filma për të rritur vetëm për femra. Shqiptarët vazhdojnë të kenë uri seksuale. Kjo gjë vjen nga impotenca akute fizike dhe mendore, e kaluara jonë komuniste. Nuk bëjnë seks për kënaqësi. Pamundësia e shqiptarëve për të bërë qejf vjen pasi jemi popull shumë i vjetër dhe kjo gjë ka shumë përgjegjësi, që shkakton humbjen e emancipimit. Ndaj e përjetojnë seksin si diçka të shpifur, të pisët. Ne jemi të dhunshëm dhe kur dashurojmë. Themi “ta haj, ta bëj, të copëtoj”, këto nuk janë fare përkëdhelëse. Mesazhi më i tmerrshëm që kam marrë është kur më kanë pyetur “A lejohet të përdhunojmë?”Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë është përdhunimi, kur e mësojnë distancohen.  

Lekatari zbuloi se i është bërë ftesë për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por nuk ka pranuar. Pse dhe nëse do të ishte pjesë a do të kishte kryer marrëdhënie seksuale, aktivistja zbulon gjithçka për TAR.

E mora ftesën për “Big Brother VIP”, po nuk e pranova. Më pëlqen shumë liria, nuk dua të jem pjesë e një eksperimenti social. Nuk kishte edhe para mjaftueshëm. Nuk do kisha bërë seks aty brenda. Pse budallaqe jam unë të bëj seks para të gjithëve? Është diçka personale që nuk dua ta ndaj me askënd. Seksi me dritë ndezur është më i mirë.

E në fund, kur është pyetur se çfarë mendon në lidhje me hapjen e shtëpive publike në vendin tonë, ajo ka treguar se sipas saj…

Qendrat e masazheve në Tiranë janë shtëpi publike.