Bota Food & Drink

Zvicerianët heqin dorë nga çokollata?!

Pandemia globale duket se dita ditës po sjell probleme dhe po falimenton miliona biznese në botë. Prodhuesit zviceranë të çokollatave po përballen me shifra shkatërruese për vitin 2020, me konsumin në Zvicër që ka rënë në minimum. Për 40 vjet konsumi vjetor ka rënë nën pragun prej 10 kilogramësh për person, niveli më i ulët që nga viti 1982.

”Chocosuisse”, federata kombëtare e prodhuesve të çokollatave, paraqiti një pamje të zymtë të ndikimit të krizës së gjeneruar nga kufizimet kundër COVID-19.

Industritë kanë parë prodhimin e tyre të ulët me 10% krahasuar me 2019 dhe me 11,5% eksporte më pak, të cilat vetëm përbëjnë gati 70% të të ardhurave.

Por pavarësisht se çokollata është një produkt ushqimor e cila konsumohet thuajse në të gjithë botën, në 18 vjet, ajo do të jetë luks për njerëzit.