Showbiz

E ndjera Adela Xhamani nderohet me çmimin e “Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës”

Ashtu siç u premtua, ditën e djeshme u mbajt tek “Art Turbina” koncerti humanitar “Në Vend të Adelës”.

Gjatë kësaj mbrëmje të moderuar nga Arbana Osmani me të cilën e ndjera Adela u njoh gjatë spektaklit “Big Brother Albania”, gjithashtu performuan rreth 19 artistë që sollën në skenë disa nga këngët e preferuara të saj.

Paratë e siguruara nga ky koncert nga shitja e biletave shkuan për një bursë studimi për një vajzë e cila dëshiron të shkollohet e të jetojë në kryeqytet.

Krahas këtyre, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës i kanë dhuruar Adelajdës edhe një titull shumë të nderuar, atë të “Mirënjohjes se Qytetit të Tiranës”.

Këtë çmim thuhet se e ka tërhequr tezja e saj pasi prindërit nuk janë shfaqur sepse për ta është ende shumë e vështirë rikuperimi nga humbja e vajzës së tyre.