Showbiz

“Je një hipokrite” ,ja përse fansat janë të irrituar me Rihannën

Rihanna sapo nxorri në shitje linjën e saj më të re të veshjeve “Fenty Maison” në bashkëpunim me “LVMH Moet Hennesey Lous Vuitton”. Ajo është ‘kryqëzuar’ menjëherë nga fansat të cilët e kanë quajtur hipokrite për çmimet e shtrenjta të këtyre veshjeve.

Një T-shirt i thjeshtë nga koleksioni i saj kushton nga 200 dollarë e deri te palltot që vishen nga të dyja anët që mbajnë çmimin më të lartë 1,200 dollarë.

Përfaqësuesit e saj kanë reaguar nëpërmjet një deklarate në rrjetin social Twitter duke shpjeguar se kjo linjë e re e 31-vjeçares është markë luksi dhe nuk mund të përballohet nga çdokush.

Edhe pse “Fenty Maison” konsiderohet si një koleksion për femrat moderne,  kjo nuk përfaqëson ato të cilat nuk i përballojnë dot këto çmime.