#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Albana Osmani zbulon detaje rreth projekteve të saj jasht ekranit

Moderatorja shumë e dashur e publikut Albana Osmani prej pak kohësh flitet se nuk do të jetë më pjesë e televizionit kjo sepse është e angazhuar me projekte të reja.

Në një intervistë për #thuajemepepsi, Albana pohoi se në shtator do ta shohim me të paktën 2 projekte të reja por momentalisht ka vendosur t’i mbajë surprizë.

Prej vitesh ajo ka qenë drejtuesja e fushatës “Ti je një Luledielli” që angazhoi mijëra shqiptarë e të huaj në ndihmë të fëmijëve të sëmurë. Kjo fushatë mëse e suksesshme e ka frymëzuar moderatoren që të sjellë risi në fushën e edukimit dhe të artit dhe pikërisht mbi këto bazohen edhe projektet e saj të reja.

“Ka një kohë për gjithçka në jetë. Ka një kohë për të hedhur një farë, ka një kohë për të vaditur, ka një kohë për të korrur dhe ka një kohë për të pritur. Çështja është sa i fortë je të presësh” ,-tha ajo duke nënkuptuar se shkëputja nga televizioni është e përkohshme dhe tani nuk është momenti i duhur që ajo të jetë në ekran.