Celebrities Live From Tirana Music

25 Maji po afron, Jerina Lalaj na zbulon detajet e fundit në lidhje me koncertin e Nikos Vertis në “Air Albania”!

Nikolaos Arvanitidis, i njohur më mirë me emrin e tij skenik Nikos Vertis është një këngëtar i njohur grek. Ai ka lindur në Gorinchem të Holandës dhe origjinën e ka nga fshati Galipsos. Deri më sot, ai ka publikuar pesë albume së bashku me një CD single dhe dy albume CD/DVD edicion special. I njohur jo vetëm për hitet “Thelo na me nioseis”, “An eisai ena asteri” por edhe për koncertet e tij LIVE mjaft të pëlqyera dhe të ndjekura në shumë shtete.

Për herë të parë në Shqipëri, në një natë të paharrueshme në “Air Albania Stadium”, të enjten më 25 maj artisti Nikos Vertis do të performojë për të gjithë ne. Sot, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte Jerina Lalaj, PR/Marketingu dhe Konsulente imazhi. Edhe pak ditë në ndajnë nga ky koncert dhe Jerina na zbulon disa detaje ekskluzive:

Ky koncert ka qenë një zgjedhje e producentëve. Shqiptarët kanë një dashuri të madhe për muzikën greke, na përfshin të gjithëve si muzikë. Nikos ishte zgjedhja sepse është një nga këngëtarët më të mirë aktual në Greqi. Ka jetuar në Hollandë, është rikthyer në Greqi pak më i madh në moshë. Nikos është një nga ata qytetarët e botës që ka marrë kulturat e gjithë globit dhe më pas është rikthyer përsëri në vendin e tij. Biznesin e tij e ka të fokusuar në muzikë. Ka nje buzuk të njohur në Athinë. Kur u zbulua si lajm që Nikos do të vinte në Shqipëri, të gjithë e përqafuan menjëherë dhe treguan interes. Sa i përket çmimit të biletave, mendoj se duhet të ketë shumë pak të disponueshme. Janë aplikuar çmime që të kenë mundësi të gjithë të shfaqen duke filluar nga 2500 lekë deri te shifra më të mëdhaja.