Showbiz

A do të kemi një bashkëpunim mes Tunës, Yll Limanit dhe Soni Malaj?! Ja çfarë kanë postuar artistët

Kjo verë do të jetë plot me projekte të reja muzikore dhe bashkëpunime të panumërta mes artistëve tanë shqiptarë.

Së fundmi dyshohet se Tuna, Yll Limani dhe Soni Malaj do të vijnë me një bashkëpunim muzikor. Aludimet nisën pasi Tuna dhe Soni kanë postuar njëra-tjetrën në Insta Story duke shkruar “Partner in Crime” pra, partnere në krim.

Spekulimet u thelluan edhe më shumë pasi Yll Limani u shfaq duke postuar një video të Tunës teksa kjo e fundit po këndonte. Ndërkohë këngëtari i kishte hequr postimit opsionin e zërit në mënyrë që askush të mos e kuptonte se çfarë po këndonte ajo.

Të tre këngëtarët kanë pak kohë që janë shkëputur nga muzika dhe kjo do të ishte mënyra ideale për të lançuar një projekt të ri muzikor. Megjithatë, gjithçka pritet të konfirmohet nga vetë ata.