BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

A është xheloze Olta për afrimitetin e tij me Keisin, Kristi përgjigjet në “BBV Radio”!

Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.  Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Pas Luzit dhe Kiarës, Keisi dhe Beati kanë vazhduar drejtimin e programit dhe të ftuar kanë qenë Kristi dhe Kiara. Temë e bisedës ishte dhe marrëdhënia deri tani  Kristit dhe Keisit dhe nëse mund të jenë një çift i ardhshëm. Kristi është pyetur nëse Olta është xheloze për afrimitetin e tij me Keisin dhe është përgjigjur se:

Olta është një person që ka shumë pasiguri dhe i shpreh në mënyra të ndryshme, Olta mendon se nga pasiguria që ka unë do bëj gjëra që do jenë disavantazh për të… Olta është nënë dhe ka shkuar nga një ekstrem në një ekstrem tjetër… por që ka ndryshime kaq drastike ambjentit dhe e bën të shprehi gjërat në një mënyre dhe tek unë ka një lloj sigurie dhe ka besim te unë, vjen tek unë kur ndjehet keq…

Këtu është situatë shumë e vështirë ngaqë ka pasiguri më ka pasur mua si shtyllë sigurie deri tani dhe na duhej të shkëputeshim kur erdhën të tjerët… kur të ikën një person i sigurtë siç ishte për të Amosi, i bën dëm dhe kur shef dikë tjetër që ikën i shtohet pasiguria dhe sensi i kontrollit…