Celebrities Gossip Showbiz

Ana Kauri jep këshilla për takimin e parë…

Ana Kauri është një nga ish-personazhet e “Për’puthen” e cila nuk arriti të dalë çift nga programi. Megjithatë, kujtojmë se pak kohë më parë, në një intervistë për “Shqipëria Live”, Ana zbuloi se është në një marrëdhënie. Këtë herë, Ana vjen me një këshillë për takimin e parë.

Ajo ka postuar një InstaStory ku i pyet fansat për ngjarjen e ditës. Përgjigjet janë nga më të ndryshmet, e disa prej fansave kanë edhe pyetje apo kërkojnë këshilla nga Ana. Një nga ndjekësit, e pyet Anën se çfarë duhet të veshë në takimin e parë.

Nuk besoj se ka të bëjë veshja në takimin e parë. Mjafton që të kesh trurin me vete dhe je krejt në rregull. Nëse është një nga ata tipat që shikon veshjen, s’ke çe do.

Njësoj siç e njohëm gjatë emisionit, tepër e sinqertë, e çiltër dhe pa komplekse Ana jep përgjigjen e saj edhe te ky ndjekës. Ajo nuk sugjeron t’i kushtohet aq shumë vëmendje veshjes, e madje këshillon që nëse mashkulli komenton pikërisht këtë gjë gjatë takimit të parë, më mirë mos të ketë një të dytë.

Edhe disa pyetjeve të tjera u jep përgjigje Ana Kauri. Ajo ndërvepron herë pas here me fansat e saj me Q&A dhe duket se e pëlqen këtë mënyrë për të ruajtur marrëdhënien që ka me ta. Edhe fansat duket se e kanë shumë përzemër ish-personazhin e “Për’puthen” dhe e kanë suportuar gjatë gjithë kohës.