Celebrities Live From Tirana

Arlinda Çausholli tregon risitë e reja të festivalit të zhvilluar në Korçë!

Arlinda Çausholli një gazetare, publiciste dhe eksperte e njohur komunikimi ka qenë e ftuar sot në emisionin “Live From Tirana”. Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë e angazhuar me aktivitete kulturore që kanë lidhjen me artin, kulturën dhe komunikimin por që në thelb kanë njërëzit. Ajo ka folur më konkretisht në lidhje me “MIK FESTIVAL”.

Festival i cili organizohet për të katërtin vit radhazi ka qenë një iniciativë e Inva Mulës së bashku më Juli Zoin. Ky festival është një risi, sepse i bashkon njerëzit edhe në muzikën klasike, kulturën folklorisitke, modën, këngët e ndryshme të filmave për fëmijë gjithashu edhe në turizëm. Një shfaqje multidisiplinore dhe e kalibrit ndërkombëtar ku janë bërë pjesë edhe artistë të huaj nga Gjermania dhe nga Rusia.

Çausholli tregoi se ka parë se si mbështeten artistët e huaj nga vendet e tyre dhe kërkoi nga pushteti lokal dhe qëndror mbështetje për artistët e vendit sepse arti është një element i jashtëzakonshëm qytetarie, zbut shpirtin dhe afron njerëzit me njëri-tjetrin. Ajo u shreh gjithashtu se prezantimi është një nga urat lidhëse më kryesore mes skenës dhe publikut pavarësisht se është një rol i nënvlerësuar disi. Muzika ka nevojë për prezantim të mirë sepse në fillim duhet t’i studiosh të gjithë personat që do të të duhet t’i prezantosh. Lidhja me muzikën është shumë e bukur sidomos me atë klasiken e cila është si një inxhinieri më vete sepse dallohet për frymëzimin që përcjellë ndër shekuj, rezistencës ndaj kohës që prej nga kur është krijuar e deri në ditët e sotme.

Arlinda zbuloi se njohja me Inva Mulën ka qenë për herë të parë nëpërmjet një telefonate kur ajo i kishte shprehur dëshirën për të prezantuar festivalin.

Jam mirënjohese për faktin jo vetëm së është një artiste e jashtëzakonshme por edhe nga ana humane ajo i pëlqen artistët dhe është shumë intuitive. Ajo ka një perceptim të jashtëzakonshëm, një person mjaft bujar për ta pritur profesionalizmin dhe për t’i dhënë hapësirë.

Teksa u pyet për të rinjtë ajo tregoi se ka shumë kërkesë dhe se është e angazhuar edhe me programin e saj ku fokusi i vetëm është t’i bëjë njërëzit bashkë dhe çelësi i vetëm është komunikimi. Pavarësisht angazhimeve të mëdha ajo nuk ngurroi të jepte dhe një mesazh për të rinjtë.

Edhe pse është pak kohë e vështirë dhe të rinjtë akoma nuk e kanë gjetur veten, një kohë që  nuk prodhon shumë oportunitete katër shtyllat kryesore besimi, durimi, vullneti, zemra janë kolonat të cilat të ndihmojnë të kapërcesh çdo gjë në jetë. Me këto të katërta kolona njeriu nuk dorëzohet asnjëherë në jetë.