Rajoni

Arrestohet Urosh Vukasinoviç, Sveçla: Kriminelët do të përballen me drejtësi!

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar për arrestimin e fundit të një serbi në veri, i dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve.

Ministri Sveçla ka shkruar në Facebook se i arrestuari i tretë i radhës, është Urosh Vukasinoviç.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet. Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë, dhe nuk do të lejojmë askënd, me asnjë çmim të sulmojë qytetarët, të frikësojë raportimin e gazetarëve dhe cenojë rendin tonë kushtetues”, ka shkruar ministri ministri Sveçla.

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të pranojnë pa kushte ftesën për pjesëmarrje në takimin e thirrur në Bruksel nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell. Shpërfillja e saj mund të ketë pasoja për të dyja palët.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se ende nuk është caktuar data e mundshme e takimit pasi asnjë nga udhëheqësit ende nuk i ka kthyer përgjigje Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për takimin e thirrur nga ai gjatë kësaj jave, për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza e cila u thellua pas arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor.

“Data e takimit nuk është caktuar ende pasi asnjë nga pjesëmarrësit e takimit nuk e kanë konfirmuar deri tani. Presim që ata të vijnë pa vendosur kushte paraprake” tha Peter Stano në një konferencë për median në Bruksel.