Celebrities Gossip

Asgjë nuk e ndal Ashley Graham, as shtatëzënia…

Më pak se një muaj pasi njoftoi se po priste djemtë binjakë, Ashley Graham është filmuar teksa po bën disa ushtrime të thjeshta ‘streching’ para xhirimit fotografik që ajo ka bërë së fundmi. Modelja 33-vjeçare vendosi që të postonte disa video në rrjetin e saj social Instagram ku tregonte se po bënte disa ushtrime edhe pse është shtatzënë.

Rikujtojmë se modelja e njohur Ashley Graham pasi ka zbuluar se është duke pritur binjakë, reagimi i saj dhe bashkëshortit ishte për të mos u humbur. Modelja 33-vjeçare njoftoi më parë se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Justin Ervin. Dyshja kanë dhe një djalë të quajtur Isaac Menelik.

Sidoqoftë, ajo që Ashley nuk e dinte është se ajo në fakt po priste dy fëmijë. Në një video në llogarinë e saj në Instagram, çifti u pa duke qëndruar mbi dy teste shtatzënie të cilat dhanë rezultate pozitive. Ashley u dëgjua teksa thoshte:

Unë mendoj se dy teste të konfirmuara do të thotë se jam shtatzënë.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Ashley ka folur më shumë mbi shtatzaninë e saj dhe se si ajo po përgatitet që të mirëpresë fëmijën që do të vijë në jetë në fund të këtij viti. Ajo pranoi se kur u bë nënë për herë të parë me Isaac, mësoi se në fakt ka më pak përgatitje për t’u bërë se sa mendohet.

Graham, ka dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale. Ashley së fundmi ka dalë në Instagram për të ndarë një fotografi të bukur të barkut të saj të rrumbullakosur. Ndërsa nuk kishte veshur rroba, Graham u shfaq me një shikim larg kamerës dhe mbulonte gjoksin me duar.