Celebrities Showbiz

Ashley Graham zbulon se është në pritje të binjakëve dhe nuk mund të ishte më e emocionuar se kaq!

Modelja e njohur Ashley Graham ka zbuluar së fundmi se është duke pritur binjakë dhe reagimi i saj dhe bashkëshortit ishte për të mos u humbur. Modelja 33-vjeçare njoftoi më parë se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me Justin Ervin. Dyshja kanë dhe një djalë 19-muajsh, të quajtur Isaac Menelik.

Sidoqoftë, ajo që Ashley nuk e dinte është se ajo në fakt po priste dy fëmijë. Në një video në llogarinë e saj në Instagram, çifti shihet duke qëndruar mbi dy teste shtatzënie të cilat dhanë rezultate pozitive. Ashley dëgjohet teksa thotë:

Unë mendoj se dy teste të konfirmuara do të thotë se jam shtatzënë.

Në vazhdim të videos, Ashley është dike bërë ekon dhe aty ajo vëren dy figura të vogla në ekran. Ajo pyet mjeken nëse është e vërtetë që janë binjakë dhe ajo e konfirmoi këtë.

Edhe pse Ashley aludoi se po priste një vajzë dhe një djalë, në fakt mjekja konfirmoi se ata ishin dy djem, për të cilët modelja u ul menjëherë në shtrat dhe pyeti e shokuar:

A e ke seriozisht? Do të kemi tre djem?

Pasi ndau me ndjekësit e saj videon emocionuese, Ashley mori urime të përzemërta nga miqtë e saj të famshëm. Ashley njoftoi se ishte shtatzënë në muajin korrik duke ndarë një fotografi të sajën me barkun e rrumbullakosur.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Ashley ka folur më shumë mbi shtatzaninë e saj dhe se si ajo po përgatitet që të mirëpresë fëmijën që do të vijë në jetë në fund të këtij viti. Ajo pranoi se kur u bë nënë për herë të parë me Isaac, mësoi se në fakt ka më pak përgatitje për t’u bërë se sa mendohet.

Graham, ka dokumentuar udhëtimin e saj të shtatzënisë gjatë gjithë kësaj kohe në mediat sociale. Ashley së fundmi ka dalë në Instagram për të ndarë një fotografi të bukur të barkut të saj të rrumbullakosur. Ndërsa nuk kishte veshur rroba, Graham u shfaq me një shikim larg kamerës dhe mbulonte gjoksin me duar.