Showbiz

Barack dhe Michelle Obama nderohen me çmimin më të rëndësishëm në SHBA

Ata janë një ndër çiftet më të admiruar në Shtetet e Bashkuara kjo për faktin se jo vetëm kanë realizuar me përpikmëri detyrat e tyre kur ishin në krye të shtetit por edhe për marrëdhënien që kanë si partnerë.

Një sondazh telefonik i bërë nga “Gallup” ka shpallur Barack dhe Michelle Obama, burrin dhe gruan më të admiruar të vitit 2018.

Ky çmim u rrëmbye nga ish Zonja e Parë me një rezultat prej 15% të votave duke lënë pas Oprah Winfrey, Hilary Clinton, Melania Trump dhe mbretëreshën Elizabeth.

Sa i përket Barack Obama ai la pas Presidentin e tanishëm Donald Trump gjithashtu edhe George Bush me një rezultat prej 19%.

Momentalisht Michelle Obama është në një turne për promovimin e librit të saj të parë autobiografik “Becoming”.