Celebrities Gossip Music Showbiz

Bashkëpunimi më i papritur i kësaj vere arrin suksesin e rradhës!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Së fundmi 3 artistë shumë të pëlqyer nga publiku kanë bashkuar forcat dhe kanë publikuar një projekt të ri muzikor dhe ata janë Bardhi, Nora Istrefi dhe Shkurte Gashi. Kënga e re titullohet “Mama’ dhe është publikuar ditën e djeshme. Edhe pse është bërë hit ende pa u publikuar, pasi pak kohë më parë me anë të një Instastory, reperi na ka treguar se një pjesëz nga dueti i tyre ka arritur plot 2 mijë video të rikrijuara në platformën TikTok, që ditëve të sotme po bëhet me të vërtetë një matës shumë i mirë suksesi. E duket se sukseset e këtij bashkëpunimi vazhdojnë, pasi vetëm brenda një dite kënga ka arritur të kalojë 1 milion klikime në platformën YouTube.

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella. ‘Ama’ e dy reperëve në më pak se dy javë nga publikimi ka arritur 6 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.