Celebrities Gossip Showbiz

Bashkëshortja e Dani Alves shokon me deklaratën e saj: “Tentova vetëvrasjen…”!

Ish-futbollisti i “Katalanasve” Dani Alves është prej thuajse një viti pas hekurave të burgut. Ai akuzohet se në dhjetorin e vitit 2022, përdhunoi një vajzë të re në një prej klubeve të Barcelonës. Me datë 5, 6 dhe 7 shkurt të vitit 2024 do të zhvillohet edhe gjyqi për ish-lojtarin, ku nëse shpallet fajtor, atëherë rrezikon deri në 9 vite burg sipas kërkesës së Prokurorisë që ndër të tjera kërkon edhe një dëmshpërblim prej 150.000 për viktimën.

Së fundmi, bashkëshortja e ish-futbollistit, modelja Joana Sanz ka treguar me anë një postimi, në profilin e saj zyrtar në rrjetet sociale, se e ka vuajtur shumë këtë periudhë ndërsa thekson se ka tentuar edhe vetëvrasjen.

Bashkëshorti im më la vetëm në momentin tim më të vështirë, më zhgënjeu në momentin kur më shumë ia kisha nevojën. Kam tentuar edhe vetëvrasjen sepse kishte një moment ku nuk mundesha më.

Dani Alves dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë në një klub të Barcelonës më 30 dhjetor. Së fundmi është zbuluar gjithashtu se mbrojtësi i djathtë brazilian i detyrohet gjithashtu 2.25 milionë taksa. Ndërkohë, disa nga sponsorët e tij thuhet se i kanë kthyer shpinën ish-yllit të Barcelonës. Restorantet e tij në Barcelonë, Boteco Fogo dhe Alquimia Fogo, morën gjithashtu pesë procedura konfiskimi nga Këshilli i Qytetit të Barcelonës. Pas arrestimit të tij, shumë nga sponsorët e tij duket se nuk janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimet e tyre me mbrojtësin e talentuar brazilian.