Celebrities Showbiz

Bebe Rexha i vjen në ndihmë spitalit të Dibrës duke dhuruar shumën e konsiderueshme…

Mësohet se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhuruar së fundmi 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës pasi ky i fundit ka nevojë për furnizime mjekësore për të ndihmuar pacientët që luftojnë kundër COVID-19. Teksa ka dhuruar 10 mijë dollarë, Bebe Rexha ka bërë një postim në Instagram duke u kërkuar mijëra ndjekësve të saj që të ndihmojnë dhe të dhurojnë sado që të kenë mundësi.

Ajo shkruan:

Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët, ju lutem ndihmoni. Spitali në Dibër nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon.

Mbledhja e fondeve për të ndihmuar spitalin në Dibër lidhet me furnizimin me aparaturat dhe bazat mjekësore të nevojshme për pacientët që luftojnë COVID-19. Rastet me COVID në vendin tonë janë rritur ndjeshëm javët e fundit dhe kjo ka bërë që Bebe Rexha të mbledh fonde për Spitalin e  Dibrës për të përballuar situatën nëse është e nevojshme.

Rikujtojmë se, Bebe Rexha kishte zgjedhur që t’i mahniste të gjithë në evenimentin e “Dolce & Gabbana”. Veshja e saj ishte mjaft e veçantë dhe për t’u pasur zili. Ajo kishte veshur një fustan me dizajn si lëkura e gjarpërit. Dukej mjaft mbresëlënëse në eventin që u mbajt në Venecia.