Celebrities Showbiz

Bebe Rexha ndan me fansat e saj një rrëfim shumë personal dhe prekës!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nëpërmjet një videoje të fundit të postuar në llogarinë e saj në TikTok, ka bërë një deklaratë emocionuese. Ajo e postoi videon për t’u dhënë ndjekësve të saj një përditësim të sinqertë në lidhje me problemet e imazhit të trupit me të cilat përballet në jetën e saj. Ajo u shpreh:

Pra, janë pushime dhe e di që të gjithë duhet të jemi të gëzuar dhe të festojmë këtë, edhe unë po bëj. Unë kam matur peshën tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj sepse ndihem në siklet. Jo vetëm për këtë. Ndjehem si e neveritshme në trupin tim. Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja pse nuk kam postuar aq shumë vitin e fundit, apo më shumë, aq sa kam bërë më parë.

@beberexha

Honest update.

♬ original sound – BebeRexha

Bebe ishte e përlotur ndërsa shpjegoi se pozitiviteti i trupit të saj rrjedh nga konfuzioni dhe lëndimi, duke vënë në dukje se ajo nuk është e sigurt se si ta ndihmojë apo ta dojë veten në kohë të vështira. Këngëtarja ka qenë shpesh e sinqertë lidhur me peshën e saj trupore. Në një intervistë vitin e kaluar foli rreth këshillave pozitive për trupin që ajo kishte për fansat e saj.

Sinqerisht, vetëm qëndroni vetvetja. Vishini ato bikini. Edhe nëse i keni shtuar ato pesë kilogramë ose keni humbur shumë peshë, ose keni strija, vishni bikini. Kujt i intereson. Do të ktheni kokën pas 10 vitesh dhe do të thoni: “Uau, isha shumë seksi”.

Rikujtojmë se, artistja ka bërë të ditur se po punon për projekte të reja muzikore. Kështu ka njoftuar 32-vjeçarja përmes disa imazheve dhe videove që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Në disa imazhe bardh e zi, këngëtarja ka treguar se ka nisur punën në studio për të krijuar muzikë të re.