Showbiz

Ben Affleck dhe Jennifer Garner zyrtarisht të ndarë

Edhe një tjetër çift i dhanë zyrtarisht fund lidhjes së tyre.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner firmosën dokumentat e divorcit pas 10 vitesh martesë. Ata kanë lajmëruar se do t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre që në vitin 2015 por kjo nuk ndodhi pasi ata donin të kujdeseshin që ky vendim të ndikonte sa më pak tek fëmijët e tyre.

Edhe pse secili ka vazhduar jetën personale duke nisur lidhje të reja, ish çifti kanë ruajtur një miqësi të mirë. Së fundmi Jennifer Garner është kujdesur që Ben Affleck të marrë trajtimin e duhur për varësinë nga alkooli.