Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Binjakët Veshaj zbulojnë ekskluzivisht në TAR “Margaritën” në jetën e tyre!

Të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin binjakët Veshaj. Ata zbuluan detaje interesante lidhur me projektin e tyre muzikor “Margarita”, dhe treguan a ka një “Margaritë” në jetën e tyre. Romeo dhe Donaldi u shprehën nëse kanë pëlqyer ndonjëherë të njejtën vajzë.

Unë me Donaldin kemi shumë shije të kundërta, kemi shije të ndryshme.

Dyshja gjithashtu tregoi lidhur me ndjesinë e të pasurit një vëlla binjak. Ata shprehen se gjëja më e bukur është që kurrë nuk je vetëm, dhe gjëja më e keqe që kurrë s’je vetëm. Kjo është e mira dhe e keqja e të pasurit një vëlla binjak sipas tyre. Binjakët Veshaj diskutuan edhe mbi projektin e tyre muzikor, këngën “Margarita”.

Margarita është pica më e shijshme dhe e thjeshtë. Refrenin e ka gjetur Donaldi dhe na ngrohu të gjithëve. Njerëzit nuk dalin në lokale, por kërcejnë në makina prej pandemisë. Teksti është bërë nga Getinjo, Alban Kondi, unë dhe Donaldi. Komentet kanë qenë pozitive.

Donaldi dhe Romeo u shprehën gjithashtu edhe për projektet muzikore të radhës. Ata treguan se nuk ndihen këngëtarë, por duan të përçojnë energjinë e mirë të festës. Ata nuk janë këngëtarë, por dinë të shijojnë muzikën. Binjakët zbuluan ekskluzivisht në Top Albania Radio se do të vijnë me një tjetër projekt muzikor muajin e ardhshëm, një këngë që nuk do të ketë lidhje me të parën.

Por a u ka vjedhur zemrën muzika binjakëve? A do të heqin ata dorë nga bota e televizionit? Këtë e zbulojnë vetë ata në “Pardon My French”, teksa tregojnë se do të ketë një sezon të dytë të emisionit të tyre. Një sezon që do të vijë me disa ndryshime dhe struktura nuk do të jetë më e lexueshme lehtësisht.

Momenti më pikant i intervistës, ishte teksa dyshja u pyet nëse ka një vajzë në jetën e tyre, ose më saktë një “Margaritë”. Ata lanë të nënkuptuar se diçka e tillë nuk ndodh.

Nuk ka asgjë që duhet ta ndajmë, as një “Margaritë”.