Celebrities Showbiz

“Bota ime…” Urimi i veçantë i Feros për Arbenitën!

Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Bukuroshja nuk i është larguar pasionit të saj duke hapur kështu agjencinë e saj të rekrutimit të modeleve. Ajo gjithashtu nuk qëndron kurrë larg rrjeteve sociale dhe i mban shpesh ndjekësit të informuar mbi jetën e saj si profesionale ashtu dhe atë personale.

Modelja dhe reperi i famshëm shqiptar Fero janë bërë prindër për herë të parë. Dyshja e showbiz-it janë bekuar me një vogëlushe të cilën e kanë quajtur Nina. Teksa ditën e sotme Arbenita feston ditëlindjen e saj të 24 dhe urimin më të bukur e mori nga bashkëshorti i saj. Me anë të një postimi në Instagram, Fero e ka uruar me një foto së bashku ku shkruan:

Gëzuar ditëlindjen bota ime!

 

Nevoja për vëmendje nga të famshmit është diçka me të cilën jemi mësuar. Dyshja e njohur Arbenita-Fero shpesh janë cilësuar si një çift shumë ‘cool’ i showbiz-it. Para pak kohësh çifti u përfol për krisje, kur ata vendosën t’i bënin ‘unfollow’ njëri-tjetrit dhe portalet shpërthyen nga lajmet se mos ndoshta çifti janë ndarë. Megjithatë, ndjekësit e dyshes mund të qetësohen pasi çifti janë më të lumtur se kurrë së bashku.