Celebrities Gossip Showbiz

Cameron Diaz tregon se çfarë pune ka bërë përpara aktrimit: Transportoja…

Cameron Diaz ka rrëfyer se ka trafikuar pa dashje drogë në fillimet e saj para se të bëhej aktore e njohur.

Ajo ka treguar se e gjitha ka ndodhur kur ishte rreth 20 vjeç dhe po përpiqej të fillonte karrierën e saj të modelingut në Paris.

Diaz tha për podkastin ‘Second Life’ se ajo po planifikonte të kursente për të blerë një apartament në Paris dhe e vetmja mënyrë ishte të merrej me drogë. Kështu mori rolin e transportueses.

“Kam qenë atje për një vit të plotë dhe nuk kam punuar asnjë ditë. Mora një punë, por me të vërtetë mendoj se isha si një ‘mjet’ që transportonte drogë në Marok, të betohem në Zot”, tha aktorja “Ishte përpara në fillim të viteve ’90. Ata më dhanë një valixhe që ishte e mbyllur mirë”.

Mirëpo me mbërritjen e saj në Marok , autoritetet e pyetën nëse mund ta kontrollonin atë valixhe.

“Të gjitha idetë në kokën time u shkatërruan, si ‘çfarë dreqin është në këtë valixhe?’ Unë jam një vajzë me flokë bjonde dhe me sy blu në Marok, janë vitet ’90, kam veshur xhinse të grisura, çizme me platformë dhe flokët i kam të lëshuae dhe kjo është vërtet e pasigurt”, rrëfeu Diaz.

“Kjo ishte e vetmja punë që mora në Paris”, shtoi ajo duke qeshur dhe duke treguar keqardhje për këtë vendim që mund ta kishte vënë në rrezik.