Celebrities Showbiz

Cardi B dhe Offset kanë marrë një vendim shumë të rëndësishëm!

Pasi bashkëshorti i saj, Offset i bleu Cardi B një shtëpi luksoze me një vlerë prej 1.5 milionë dollarësh në Republikën Domenikane si dhuratë për ditëlindje në fillim të muajit tetor, tani reperja e njohur së bashku me të e kanë marrë shumë seriozisht zgjerimin e tyre në pronat të pasurive të paluajtshme duke blerë edhe një shtëpi të re në qytetin e Nju Jorkut.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja bukuroshe, ku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ndau me të gjithë fansat e saj një foto nga shkallët e një shtëpie të re, mjaft madhështore ndërkohë që ajo po festonte përfundimisht se më në fund kishte një shtëpi në qytetin e saj.

Reperja e shumë hiteve të njohura kishte shkruar në postimin e saj se:

Këto ditë unë nuk jetoj vetëm në një vend, jam kudo për shkak të punës sime. Një gjë me siguri më duhej ishte një shtëpi në qytetin tim të lindjes, Nju Jork! Unë jam shumë krenare për veten time. Unë punoj shumë që fëmijët e mi të jenë të ndihen rehat kudo që janë, pavarësisht punës. Unë dhe burri im kemi ëndërruar gjithmonë të kemi një krevat fëmijësh në Nju Jork dhe kemi vendosur të shtojmë në numrin tonë të shtëpive, së bashku me Atlantën dhe Los Angeles-in. Tani duke pasur një shtëpi në Nju Jork, mund të takohem me familjen time gjatë gjithë kohës! Kam arritur kaq shumë gjëra, por ende ndihem larg të gjitha qëllimeve që dua të arrij. Kjo është një ëndërr që nuk mund ta anashkaloj. Më thoni nëse dëshironi një mini-tur!

Vlen për t’u përmendur se reperja e njohur , e cila ka fituar plot pesë çmime ‘American Music Awards’ dhe ka performuar gjatë karrierës së saj deri më tani, tashmë ka zbuluar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që i ka ‘çmendur’ edhe fansat e saj. Si kurrë më parë ajo do të jetë prezantuesja e një nga shfaqjeve më të rëndësishme dhe këtë lajm e ka bërë ajo vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram. Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të jem prezantuesja e @AMAs 2021! Qëndroni gati në 21 Nëntor 8/7c në @ABCnetwork.