Gossip Showbiz

Chris Brown vijon të njollosë karrierën e tij, akuzohet sërish për dhunë!

Këngëtari i famshëm, Chris Brown së fundmi është bërë e ditur se është vënë nën hetim për dhunë dhe viktima e pretenduar thuhet se u ka thënë policëve se ai e goditi në pjesën e pasme të kokës aq fort sa të enjturat dolën menjëherë në pah.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për “TMZ” se policia u njoftua nga një grua nëpërmjet një telefonate e cila shprehej se Chris e kishtë goditur me shuplakë. Burimet thonë se viktima e pretenduar nuk kishte lëndime dhe asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani.

Gjatë një festimi të ditëlindjes së reperit në maj, policia u thirr për shkak të muzikës me zë të lartë në shtëpinë e tij në Tarzana. Rikujtojmë, se Brown ka një histori të kaluar të akuzave për dhunë.

Ndërsa dilte me Rihanna-n, Brown e la këngëtaren me dëmtime në fytyrë nga dhuna e ushtruar kundrejt saj. Chris ka zbuluar të vërtetën rreth mbrëmjes kur dhunoi Rihanna-n, duke treguar se ishte shumë i nxehur.

Këngëtari i njohur rreth 3 viteve më parë u fotografua në shtëpinë e tij në Miami duke u argëtuar me miqtë por pamjet e publikuara online tregonin diçka krejt tjetër. Ylli i rrymës R&B u shfaq duke shtrënguar një vajzë në fyt.

Akuzat për artistin kanë qenë të njëpasnjëshme si akuza për ngacmime seksuale, përdhunime, mbarëvajtje droge dhe dhunë psikologjike kundrejt disa vajzave. Njëra prej tyre e cila quhet Jane Doe pretendoi se Brown e kishte mbajtur peng në shtëpinë e tij pas një feste duke e lejuar shokun e tij që ta përdhunojë.

Këngëtari po shndërrohet në një personazh famëkeq për shkak të historive të shumta në marrëdhënie me vajzat. Një postim që ka bërë para pak kohësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga fansat e tij. Pas një fundjave të shfrenuar me miqtë e tij, Brown shkroi në rrjetet sociale se bëri analizat dhe doli negativ për sëmundje seksualisht të transmetueshme.