Love & Sex

Cili është sekreti për t’i dhënë fund një seksi të keq?! A është mënyra e duhur kjo?!

Nuk mund të mohohet se shumë femra e aktojnë orgazmën e tyre. Kjo për t’i falur një lloj kënaqësie mashkullit me të cilin ndodhen në shtrat. Por një studim i ri tregon se kjo mund të ndodhë dhe për një arsye tjetër, diçka që meshkujve nuk do t’i pëlqejë fare.

Një studim i bërë në British Psychological Society, ka anketuar 15 femra të moshave të ndryshme për të treguar rreth eksperiencave të tyre me aktrimin gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Shumë gra kishin ndarë eksperiencat e tyre shumë të këqija, duke përfshirë këtu dhe përdhunimin. Por bëhej fjalë për eksperiencat e këqija në seks, pra kur marrëdhënia seksuale nuk po të shijon dhe thjesht dëshiron të mbarojë sa më shpejt.

Gratë e pyetura kanë bërë të ditur se aktrimi i orgazmës është mënyra perfekte për të ndaluar ‘seksin e keq’, kjo në rastest kur as ndërrimi i pozicioneve nuk ndihmon më.

Ky është një studim fare i vogël, por sërish ka në fokus një temë tejet delikate si dhe tregon shumë për mënyrën se si e perceptojmë ne seksin.

Fatkeqësisht jetojmë ende në një kulturë apo në një epokë në të cilën një grua nuk mund të shprehë, apo e sheh të vështirë për të folur rreth pakënaqësive të saj seksuale dhe duhet të aktrojë në mënyrë që të bëjë partnerin të ndihet mirë. Diçka e tillë duhet të ndryshojë tashmë dhe çdo femër të ndihet e lirë për të shprehur ndjenjat dhe nevojat e saj seksuale.