Celebrities Gossip Showbiz

Courtney Stodden i rikthehet historisë me Chrissy Teigen: “Nuk më ka kërkuar falje”!

Modelja e njohur Courtney Stodden ka rikujtuar së fundmi zënkën me Chrissy Teigen. Në një intervistë për ‘Page Six’ ajo deklaroi se nuk ka fare komunikim me Teigen e cila e ka bllokuar në të gjitha rrjetet e saj sociale.

Nuk kam kontrolluar, por nuk mendoj se më ka zhbllokuar nga Twitter.

Gjithashtu ajo zbuloi se moderatorja ende nuk i ka kërkuar falje pavarësisht se ajo pretendoi në media se u përpoq të kontaktonte drejtpërdrejt me Stodden.

Por unë kurrë nuk mora asgjë. Ajo nuk më kontaktoi kurrë personalisht. Dukej sikur ajo po i kërkonte të tjerëve dhe jo mua.

Bashkëshortja e John Legend e cila ndan vajzën Luna dhe djalin Miles me muzikantin ‘sulmoi’ Stodden në 2011 pasi ajo u martua në moshën 16 vjecare me Doug Hutchison, një burrë 36 vjet më i madh. Chrissy i dërgoi mesazh Stodden-it se mezi priste që ajo të vdiste dhe se e urrente.

Por, Teigen reagoi pas akuzave nga Courtney Stodden për bullizëm. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo u shpreh e penduar mbi veprimin e saj.

Unë isha një njeri i pasigurt, kërkoja vëmendje. Jam e turpëruar nga sjellja ime, por kjo…nuk është asgjë në krahasim me atë që bëra ndaj Courtney.

Por nuk u mbyll me kaq. Akuzat për modelen e njohur vijuan. Ishte stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello ai që hodhi akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja.