Celebrities Film & Tv

Dalin detajet më të reja nga dokumentari i ri i Netflix me titull ‘Britney vs Spears’!

Së fundmi nga kompania e madhe ‘Netflix’ është publikuar në rrjetin e tyre social Twitter një video 18 sekonda e cila besohet që të jetë e shkëputur nga traileri i dokumentarit më të ri. Bëhet fjalë për dokumentarin e Britney Speras. Zëri i njohur i këngëtares 39-vjeçare dëgjohet në video-n që u publikua nga vetë ‘Netflix’.

Titulli i dokumentarit të ardhshëm është “Britney vs Spears”. Spears mund të dëgjohet duke lënë një mesazh zanor për avokatin e saj më 21 janar të vitit 2009, rreth mëngjesit teksa dëgjohet që thotë:

Përshëndetje. Emri im është Britney Spears. Ju telefonova dhe më herët. Po telefonoj përsëri sepse thjesht doja të sigurohesha që gjatë procesit të eliminimit të kujdestarisë … 

Traileri i plotë i dokumentarit ‘Britney vs Spears’ pritet që të lançohet ditën e sotme së bashku edhe me datën e publikimit të tij. Dokumentari drejtohet nga Erin Lee Carr dhe ka të bëjë me një punë kolosale prej më shumë se një viti.

Kujtojmë se para disa ditësh, ylli i popit, zbuloi lajmin e lumtur përmes rrjetit social Instagram, se ishte fejuar me të dashurin e saj Sam Asghari, teksa tregonte unazën e fejesës me diamant. Menjëherë pas këtij lajmi të gëzueshëm, Britney ka habitur me veprimin e saj teksa ka fshirë llogarinë në Instagram. Një burim pranë këngëtares u shpreh se ishte vendimi i saj për të fshirë llogarinë dhe se ka qenë diçka që ajo donte ta bënte për një kohë të gjatë.

Por mesa duket, Britney kaloi më pak se një javë larg nga Instagram para se të njoftonte kthimin e saj në rrjetin social. Megjithatë, disa fansa po pyesin nëse është vërtet këngëtarja që po përdor llogarinë apo jo. Spears ka pranuar se nuk mund të qëndronte larg Instagramit gjatë dhe ka ndarë fotografi nga udhëtimi i saj i parë larg me të fejuarin. 39-vjeçarja zbuloi se ajo kishte qenë në Palm Springs me partnerin e saj Sam Asghari.

Disa fotografi nga udhëtimi ynë për të festuar fejesën me partnerin tim. Ende nuk mund ta besoj. Nuk mund të qendroja larg Instagramit për shumë kohë kështu që u riktheva.