Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

David Dreshaj, nga paragjykimet e shqiptarëve në vendin e tij e deri tek arsyeja pse refuzoi ta përfaqësonte Malin e Zi në Eurovizion!

David Dreshaj ka qenë i ftuar në studion e “Live From Tirana”, për të folur më shumë mbi albumin e tij të Krishtlindjes që ka publikuar së fundmi, si dhuratë për fansat e tij për festat e fundvitit. Ndër të tjera ai ka rrëfyer dhe historitë që fshihen pas projekteve të tij të fundit. Davidi është ndalur pak më shumë tek jetesa në Malin e Zi, paragjykimet që ekzistojnë atje për shqiptarët, si dhe për pjesëmarrjen në Eurovizion.

A e ke ndierë ndonjëherë paragjykimin në Mal të Zi?

Normal që po. Nëpër shkolla ka patur rrahje apo grupe të ndryshme që janë ngatërruar me njëri-tjetrin. Nuk është se ia kam venë shumë vëmendjen. Nëse do biesh pre e çdo provokimi, mendoj që nuk ia vlen.

A e ke në plan të përfaqësosh ndonjëherë Shqipërinë apo Malin e Zi në festival?

Unë kam pasur ftesë dy vite radhazi nga delegacioni malazez për të përfaqësuar Malin e Zi në Eurovizion, por materialet të cilat m’i kanë ofruar më kanë kufizuar dhe nuk më kanë lënë që t’i punoj. Dhe ka qenë një periudhë e shkurtër, tre-katër muaj para Eurovizionit. Unë jam shumë detajist dhe e konsideroj skenën e Eurovizionit shumë të madhe. Mendoj që duhet të jesh në çdo aspekt i gatshëm dhe ti duhet ta ndjesh. Jam rritur me Euroviozinin dhe e dua shumë si skenë. Dhe herët apo vonë do vijë dhe koha që të përfaqësoj Shqipërinë apo Malin e Zi. Kush nuk do që të marrë pjesë në atë festival, gënjen.

Çfarë do të kemi të re së shpejti nga Davidi?

Do të sjell rreth dy duete. Do punoj maksimalisht që t’u pëlqejnë publikut, të jenë komerciale, të jenë të dëgjueshme dhe të jenë një kombinim i bukur edhe për club-et edhe për radiot.