Dilema Sociale Sociale

Dilema Sociale: “Unë kam në familje personalitete… edhe ti… të gjithë ne”

Personalitetet që vaksinohen nesër, të trembur të flasin rreth procesit që krijoi debate dhe përçarje!

Sot në programin “Dilema Sociale” me Eno Popin, do të diskutohet vetëm për këtë çështje, që po ngjall tepër dyshime dhe polemika.

Kryeministri, Edi Rama deklaroi dje nga “Air Albania” se, ditën e dielë do të nisë vaksinimi për personalitetet e vendit, mbi 80 vjeç.

Janë kontaktuar që nga ish presidenti Moisiu apo aktorët Tinka Kurti, Reshat Arbana, Roza e Dhimiter Anagnosti, të cilët kanë patur të vështirë deri në siklet të japin mendimin e tyre personal publikisht rreth përzgjedhjes.

Por përse ndodh kjo?! Çfarë i frikëson ata që të flasin?!

Në Top Albania Radio, do të jenë sot të ftuar profesor Përparim Kabo, në linjë telefonike nga Suedia për reagimin publik, Artur Kurtallari dhe Denis Dyrnjaja.

Përse politika vendosi emrat e personaliteteve të moshuar duke çuar në një përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit?!

Përse e drejta për jetën mes njerëzve bëri diferencimin?! Përse u gjykua që jeta e një akademiku vlen më shumë se e një minatori?!

Të gjithë kemi një “personalitet” vetëm jeta e njeriut nuk mund të vendoset në një “lojë” aq më tepër për hir të politikës!

Të gjitha pikëpyetjet që keni do t’i gjeni sonte në programin “Dilema Sociale” ora 18:00.