Celebrities Gossip Showbiz

Djali i Madonna-s tërheq vëmendjen rreth vetes me këtë look!

Djali i Madonna-s, David Banda, u shfaq me një fustan të kuq nga koleksioni Adidas x Gucci. 16-vjeçari ishte duke marrë pjesë në ndeshjen për kampionatin botëror të peshave të lehta WBA në Barclays Center në Brooklyn me nënën e tij gjatë fundjavës.

Të gjithë sytë ishin tek ai teksa kalonte në qendër me një fustan të gjatë deri në dysheme nga koleksioni luksoz. Për të kompletuar pamjen sportive, ai shtoi gjerdan argjendi, një çantë dore të zezë dhe syze dielli. Ai dukej elegant ndërsa ecte dorë për dore me nënën e tij.

Veshja u frymëzua nga një fustan i krijuar në bashkëpunim me stilisten Laura Whitcomb të Label NYC në vitin 1993. Madonna dukej po aq bukur me tuta të zeza Adidas. Ajo kishte syze dielli dhe i mbajti flokët drejt. Ajo ka kompletuar look-un edhe me zinxhirë rreth qafës.

David nuk është i vetmi që ka pëlqyer fustanin unik të kuq pasi Jodie Turner-Smith ishte fotografuar më parë me të njëjtën veshje. Gucci do të publikojë koleksionin e tyre më 7 qershor nëpër dyqane të zgjedhura dhe në internet si në faqen e Gucci ashtu edhe në faqen e Adidas. Këngëtarja Madonna dhe djali i saj dinë si të tërheqin vëmendjen me pamjen e tyre dhe kurrë nuk zhgënjejnë.