Aktualitet

Donald Tusk të dielën vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mbërrin të dielën në një vizitë zyrtare në Tiranë. Vizita e Tusk në Shqipëri është pjesë e një turneu ballkanik. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, zyrtari i lartë europian do të takohet me kryeministrin Rama, ku temë kryesore e bisedimeve do të jetë kriza e refugjatëve në Europë.