Bota Botë e Çuditshme Film & Tv

E ftuara shkon tërësisht nudo në emisionin live për të mbrojtur të drejtat e saj!

Shikuesit e “Good Morning Britain” kanë mbetur pa fjalë kur e ftuara ka shkuar pa asnjë rrobë të veshur në trup në emision, ndërsa ora nuk kishte shkuar ende tetë e mëngjesit. Ajo zgjodhi të shkonte në atë mënyrë, pasi temë e diskutimit ishte nëse të bërit banjo dielli lakuriq duhet të bëhet e paligjshme apo jo.

Pasi autoritetet e qytetit të Londrës pranuan ankesa për “të bërit banjo dielli lakuriq” në disa ambiente, tema ka ngjallur polemika të shumta. Dhe Helen Berrimen ka gjetur një mënyrë për të treguar pozicionin e saj për këtë çështje, përkatësisht “për të mbrojtur të drejtat e saj”.

Edhe pse ajo këmbënguli se “vesh rroba ndonjëherë”, Helen vazhdoi të mbrojë një formë të tillë, gjë që është e ligjshme, për sa kohë që ju nuk shkaktoni ‘alarm ose shqetësim’ te të tjerët. Helen Berrimen, e cila është anëtare e Fondacionit Naturist, argumentoi se njerëzit duhet të lejohen të bëjnë banja dielli lakuriq në publik, ndërsa eksperti i Kulturës, Nick Ede tha se kjo ishte një gjë “egoiste”. Helen argumentoi:

Me të gjitha gjërat që po ndodhin në botë për momentin, a jemi vërtet kaq të shqetësuar për një trup nudo që bën banjo dielli në një cep të qetë të një parku? Ka shumë gjëra të tjera që po ndodhin për të cilat ne mund të shqetësohemi. Trupi im është vetëm trupi im, nuk ka asgjë sensacionale në të, nuk ka nevojë ta seksualizosh atë.

Ndërsa nuk ka asnjë ligj kundër qëndrimit lakuriq në publik, Korporata e qytetit të Londrës mori së fundmi ankesa për këtë.