Celebrities Gossip Showbiz

E lidhur me Butrint Imerin? Ja si përgjigjet Tea Trifoni!

Tea Trifoni ka qenë ish-konkurrente në emisionin “Për’puthen” dhe së fundmi ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother Vip”.

Ditën e sotme e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, tek E Diell, Tea ka treguar shumë për veten e saj dhe ka dhënë një përgjigje për thashethemet që qarkullojnë. Sipas dy moderatorëve të kësaj rubrike Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi kanë ardhur shumë mesazhe në faqen zyrtare të “Mos i bjer me top” në Tik Tok, ku fansat thonë që e kanë parë Tean të takohet me Butrint Imerin.

Tea Trifoni: Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh këtë videon që paska ky personi, por nuk ekziston.

Ronaldo Sharka: Ai ka thënë që së shpejti do e sigurojë videon.

Tea Trifoni: E presim. Nuk e kam takuar kurrë, nuk e njoh.

Gjatë një interviste së fundmi në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel, Tea është shprehur se “Big Brother” e përndjek edhe jashtë. Ajo tregoi një ngjarje që i kishte ndodhur së fundmi, pasi ishte eleminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku fansat e Luizin kishin tentuar të aksidentonin atë dhe motrën e saj.