Showbiz

Elita Rudi nis përgatitjet e dasmës

Tashmë u konfirmua! Elita Rudi dhe reperi i famshëm Gjiko do të lidhin kurorë më 21 shtator dhe ky fakt i ka emocionuar pa masë fansat e dyshes.

Tashmë që ftesat janë shpërndarë, nisin edhe përgatitjet e dasmës për të cilën Elita po kujdeset personalisht.

Pak orë më parë moderatorja bukuroshe ka postuar në historinë e Instagram-it foto ku shfaq disa detaje rreth arredimit dhe ngjyrave që ka zgjedhur.

Gjithashtu mësohet se ceremonia e tyre martesore do të mbahet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe jo në Pejë në vendlindjen e reperit.