Aktualitet

Ezaurohet raundi i parë për presidentin, Alibeaj: Propozimi duhet të jetë i opozitës, kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur

Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Edhe pse nuk ka një emër për t’u votuar, sipas kushtetutës ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ja lënë vendin katër raundeve të tjera. Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë.

Pas përfundimit të mbledhjes Enkelejd Alibeaj deklaroi: 

Raundi i parë mbaron për pesë minuta dhe kuptohet fare mirë çfarë qëndron pas. Ne e bëmë punën tonë, morëm pjesë në proces, arsyetimi është fare i thjeshtë. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të  zgjedhur presidentin e për të dhënë një president neutral mbi palët. Qëndrimi ynë është i qartë. Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht me një logjikë të thjeshtë, të jetë proces konsensual e i besueshëm. Presidenti duhet ët zgjidhet në tre raundet e para që të jetë i besueshëm e me konsensus me të gjitha palët. Kemi qenë në pritje të qëndrimit që mazhoranca do të mbajë për propozimin tonë. Nuk do të duhet kurrsesi që të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë pasi duhet të zgjidhet me 71 vota dhe këtë und ta bëje e vetme qeveria. Ky process është i hapur për qëndrime.

A do të sillni emra?

Jo sepse nuk do të duhet të jetë një proces i tillë. Do të ishte turpi i parlamentit. Kemi një sërë kriteresh. Një nga kërkesat që unë e kam thënë është të mos prisni nga ne që të bëhet një proces i dhomave të errëta sepse janë pazare. Duhet të bëhet në sy të publikut me karta të hapura.